Skedarët gjurmues
Faqja mund të përdorë një teknologji të quajtur "cookies" (skedarë gjurmues). Skedarët gjurmues janë skedarë të vegjël me tekst, të cilët përmbajnë informacion që ruhet në kompjuterin tuaj nga faqja e internetit që keni vizituar. Ata përdoren për të ndihmuar funksionet e mëtejshme të faqes dhe për të na ndihmuar të analizojmë përdorimin e faqes.
Ka dy lloje skedarësh gjurmues:
- Skedar gjurmues i qëndrueshëm: Ky lloj skedari gjurmues përdoret për të "mbajtur mend" informacionin, cilësimet, preferencat ose kodet e identifikimit midis seancave. Kjo me qëllim që të krijohet një përvojë praktike dhe e shpejtë në faqen e internetit. Këta skedarë gjurmues kanë një datë skadimi që u jepet atyre nga faqja e internetit.
- Skedar gjurmues i seancës: Ky lloj skedari gjurmues përdoret për t'u informuar, për shembull, se cilën gjuhë keni zgjedhur në faqen e internetit. Gjatë kohës që vizitoni një faqe, skedarë të tillë gjurmues ruhen përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj. Skedari gjurmues i seancës zakonisht zhduket kur ju mbyllni shfletuesin e internetit.
Ne i kategorizojmë skedarët tanë gjurmues sipas qëllimit të tyre:
- Skedarët gjurmues absolutisht të nevojshëm: Këta skedarë gjurmues nevojiten për funksionimin e faqes së internetit dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona. Ata zakonisht vendosen vetëm në përgjigje të veprimeve të bëra nga ju, të cilat mblidhen për një kërkesë për shërbime, të tilla si vendosja e preferencave të privatësisë, identifikimi ose plotësimi i formularëve. Ju mund ta caktoni shfletuesin që të bllokojë ose që t'ju sinjalizojë për këta skedarë gjurmues, por disa pjesë të faqes së internetit mund të mos punojnë më pas. Këta skedarë gjurmues nuk ruajnë asnjë informacion që identifikon personin.
- Skedarët gjurmues të performancës: Këta skedarë gjurmues na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut, në mënyrë që të mund të matim dhe përmirësojmë performancën e faqes sonë. Ata na ndihmojnë të kuptojmë se cilat faqe janë më të njohura dhe cilat më pak të njohura dhe të kuptojmë sesi vizitorë lëvizin nëpër faqe. I gjithë informacioni që mblidhet nga këta skedarë gjurmues agregohet dhe për rrjedhojë është anonim. Nëse nuk i lejoni këta skedarë gjurmues, ne nuk do ta dimë se kur e keni vizituar faqen tonë dhe nuk do të jemi në gjendje të monitorojmë performancën e saj.
- Skedarët gjurmues të funksionimit: Këta skedarë gjurmues i mundësojnë faqes së internetit të ofrojë përmirësim të funksionalitetit dhe personalizimit. Ata mund të vendosen nga ne ose nga ofruesit palë e tretë, shërbimet e të cilëve ne i kemi shtuar në faqen tonë. Nëse nuk i lejoni këta skedarë gjurmues, atë disa ose të gjitha këto shërbime mund të mos funksionojnë si duhet.
- Skedarët gjurmues të marketingut: Këta skedarë gjurmues mund të vendosen në faqen tonë nga partnerët tanë të reklamave. Ata mund të përdoren nga këto kompani për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe të shfaqin reklamat përkatëse në faqet e tyre. Ato nuk ruajnë asnjë informacion personal të drejtpërdrejtë, por bazohen në identifikimin unik të shfletuesit dhe të pajisjes së internetit. Nëse nuk i lejoni këta skedarë gjurmues, do të keni një përvojë me më pak reklama.
- Skedarët gjurmues të jashtëm/medias sociale: Këta skedarë gjurmues vendosen nga një sërë shërbimesh të medias sociale që ne i kemi shtuar në faqe, për t'ju mundësuar të ndani përmbajtjen tonë me miqtë tuaj dhe rrjetet tuaja. Ata janë në gjendje ta gjurmojnë shfletuesin tuaj edhe nëpër faqe të tjera dhe të krijojnë një profil të interesave tuaja. Kjo mund të ndikojë në përmbajtjen dhe mesazhet që ju shfaqen në faqet e tjera e tjera të internetit që vizitoni. Nëse nuk i lejoni këta skedarë gjurmues, mund të mos jeni në gjendje të përdorni apo të shihni këto mjete të përbashkëta.
Skedarët gjurmues të përdorur në husqvarna.com
SKEDARI GJURMUES | EMRI I SKEDARIT GJURMUES | KOHËZGJATJA | KATEGORIA | PËRSHKRIMI |
---|---|---|---|---|
ASP.NET | sessionid | Seanca | Funksionimi | Ky skedar gjurmues vendoset nga sistemi ynë i menaxhimit të përmbajtjes, pas mbërritjes në faqen e internetit husqvarna.com. Përdoret për të identifikuar seancën ASP.NET të një përdoruesi (ASP.NET është një kuadër aplikacioni për ueb i zhvilluar fillimisht nga Microsoft) dhe nuk përdoret nga "Husqvarna" për asnjë qëllim tjetër. |
DoubleClick | IDE, DSID | 390 ditë | Marketing | Përdoren për të ofruar reklamat tona në internet në sajte të tjera. Disa prej faqeve tona të internetit mund të përmbajnë figura elektronike, të cilat na ndihmojnë të shikojmë se si përdoruesit bashkëveprojnë në këto faqe. Gjithashtu, ato mund t'i sigurojnë informacione "DoubleClick" për bashkëveprimin. Për më shumë informacion, klikoni këtu. |
"Facebook" | fr, _fbp, _fbc | 90 ditë | Të jashtëm/media sociale | Jep informacion mbi efikasitetin e reklamave tona në "Facebook" dhe na mundëson të projektojmë fushatat tona të reklamave për përdoruesit që ndërveprojnë me faqet tona të internetit dhe për përdoruesit me profile ose interesa të ngjashme. Kodi bazë piksel gjurmon aktivitetin në faqen tonë të internetit (duke mbledhur informacion të tillë si adresa IP, të dhënat e shfletuesit të internetit, vendndodhja e faqes, ID e pikselit dhe informacion për çdo buton të shtypur gjatë vizitës në faqet tona), duke siguruar një bazë referimi për analizimin e ngjarjeve specifike. Duke analizuar ngjarjet, ne kemi mundësi të regjistrojmë trafikun në faqen e internetit dhe t'i mundësojmë "Facebook" që ta përdorë atë si bazë për të krijuar audiencat në "Facebook", të cilat mund t'i përdorim për qëllime targetimi. Shihni edhe dokumentin Njoftimi për privatësinë e jashtme. Për më shumë informacion rreth skedarëve gjurmues të Facebook, klikoni këtu. |
Google Ads | NID, SID | 6 muaj | Marketing |
Ndihmon në personalizimin e reklamave në veçoritë e Google, si për shembull Google Search. Për më shumë informacion, klikoni këtu. |
Google Analytics | _dc_gtm, _ga, _gat, _gcl_au, _gid | 2 vjet, 1 ditë, 1 minutë | Performanca | Google Analytics përdoret për të matur dhe përmirësuar performancën e faqes sonë të internetit. Nuk ruhet asnjë informacion sensitiv apo informacion që identifikon personin. Për të mësuar se si t'i refuzoni ose t'i fshini skedarët gjurmues të, klikoni këtu. |
Husqvarna Tracking | hqTracking | 30 minuta | Marketing | Përdoret për të gjurmuar numrin e faqeve të vizituara dhe kohën e kaluar në faqen e internetit. |
"Husqvarna" përdor edhe skedarë gjurmues të "Google Analytics" për t'u lejuar të identifikojnë informacione të caktuara demografike për qëllime marketingu. Përdoruesit, të cilët marrin informacion të përzgjedhur nga furnizuesi për t'i ndihmuar të përqendrohen në mënyrë me efikase në veprimtaritë e tregut, mbeten anonimë në "Husqvarna". ID e klientit identifikon në mënyrë anonime vizitorët midis disa seancave dhe ruhet për 26 muaj përpara se të fshihet.
Nëse nuk dëshironi të pranoni përdorimin e skedarëve gjurmues të "Husqvarna", shumica e shfletuesve ju lejojnë ta konfiguroni shfletuesin duke i modifikuar cilësimet për të mos pranuar skedarë të tillë. Megjithatë, kjo mund të kufizojë funksionimin e faqes dhe përftimet tuaja prej saj.
Ky tekst është përditësuar për herë të fundit më 28 maj 2021.